Në të njëjtën kohë që ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit kanë mësyrë në selinë blu, për një mbledhje lidhur me vendimet e fundit, në një hapësirë tjetër të godinës, edhe kryedemokrati Luzlim Basha është duke zhvilluar një takim.

“BalkanWeb” mëson se në këtë takim po diskutohet për raportimin e Grupit të Punës për zgjedhjet në FRPD.

Në mbledhjen e kryedemokratit, mes të tjerëve, janë të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi dhe kryetari i Komisionit Zgjedhor, Jemin Gjana.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb