Presidenti ukrainas Voldymyr Zelensky ka deklaruar se situata në Pokrovsk është “shumë e vështirë”.

Në një intervistë për Bloomberg TV ai u shpreh se çdo vendim për tërheqjen e trupave varet nga komandantët ushtarakë në terren.

“Askush nuk po i detyron ata të vdesin për hir të rrënojave. Do t’i mbështes ushtarët tanë, veçanërisht komandantët atje, në përpjekjet e tyre për të kontrolluar situatën.
Përndryshe, do të jetë shumë e kushtueshme për ne: gjëja më e rëndësishme për ne janë ushtarët tanë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb