Përshkallëzimi i revoltës popullore dhe tensionet masive në rrugët e kryeqytetit kanë vënë në lëvizje urgjente diplomacinë ndërkombëtare dhe faktorët më të lartë shtetërorë.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka zhvilluar sot një takim të gjerë për të diskutuar situatën e rënduar dhe për të gjetur një rrugëdalje nga kriza politike.
Diplomatët më të rëndësishëm perëndimorë në Tiranë, përfshirë Ambasadorin e SHBA, atë të Bashkimit Evropian dhe atë të Gjermanisë, dhe diplomatë të vendeve të tjera, kanë qenë sot në zyrën e Kreut të Shtetit.
Begaj ka pritur gjithashtu në takim dy ish-Presidentët e Republikës, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi.
Fokus i takimit urgjent ka qenë gjetja e rrugëve për de-përshkallëzimin e menjëhershëm të situatës në terren, për ndalimin e përdorimit të forcës dhe krijimin e hapësirave për zgjidhje politike.
