Një tërmet i fuqishëm goditi sot Turqinë, teksa situata në këtë vend sa vjen e përkeqësohet. Sulmuesi kosovar i Mallorca, Vedat Muriqi ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke shkruar se dhimbja që po përjetohet është e papërshkrueshme dhe se lutjet e tij shkojnë për këtë vend.

“Dhimbja që përjetojmë është e papërshkrueshme. Lutjet e mia, zemra ime është me të gjithë të prekurit nga tërmeti… Shërim të shpejt të gjithëve. Zoti i mëshiroftë ata që humbën jetën, të lënduarve u uroj shërim të shpejtë”, shkroi Muriqi. Muriqi ka luajtur më parë në Turqi.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: