Duket se situata nga koronavirusi po shkon drejt përmirësimit në vendin tonë, teksa raportohen më pak të infektuar me Covid-19.

Gazetari Erjon Skëndaj raporton për “News 24” se rastet e personave të shtruar për shkak të koronavirusit janë ulur ndjeshëm.

Tetë raste të reja janë në 24 orët e fundit. Ka shkuar në 850 numri i të infektuarve. Vetëm 30 pacientë janë gjithsej, e 5 janë më rëndë, ,kurse vetëm njëri është më rëndë, që ka probleme me frymëmarrjen kryesisht. Tani që flasim, në dy spitalet, janë 5 persona në terapi intensive dhe 2 janë në gjendje të rëndë. Rastet e reja kanë rënë relativisht. Në 24 orët e fundit, ka vetëm 1 shtrim me Covid-19”, tha gazetari Skëndaj.

Gazetari shtoi se personat e infektuar me koronavirus tashmë janë më të paktë në numër, sinjal ky se situata po shkon drejt përmirësimit të ngadaltë.

(d.xh/ Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb