Bayern nuk po kalon një periudhë të mirë në Bundesligë. Bavarezët duket se e kanë lënë tërësisht pas dore kampionatin dhe janë fokusuar në Champions League, pasi në 3 ndeshjet e fundit kanë marrë 3 barazime.Sipas Bild, kjo situatë ka shkaktuar tension mes lojtarëve të kampionëve të Gjermanisë dhe trajnerit Nagelsmann në dhomat e zhveshjes.
Tekniku në konferencën për shtyp drejtoi gishtin nga futbollistët për rezultatet, duke shfajësuar disi veten.Bayern do kërkojë të rikthehet te fitoret Bundesligë që në ndeshjen e radhës ndaj Augsburg, sfidë kjo që do luhet pas pak ditësh.

