Situata nuk është aspak e mirë te Italia, pas largimit të Spalletit dhe pas refuzimit të Ranierit për t’u ulur në stolin e axurrëve. Edy Reja, ish-trajneri i kuqezinjve ka dhënë mendimin e tij së fundmi, në një intervistë për mediat italiane.
“Nuk ekziston refuzimi i fanellës së kaltër, nuk mund ta refuzosh drejtimin e kombëtares. Është një gjë jashtë çdo logjike. Unë ende e mbaj mend ditën kur mora telegramin nga FIGC për t’u paraqitur në grumbullimin e U-23”.
Ranieri e ka refuzuar kombëtaren…
E megjithatë, Claudio kishte deklaruar se i mungonte vetëm kombëtarja. Në moshën 75-vjeçare nuk ka dashur ta marrë mbi supe këtë barrë. Dy detyra njëkohësisht? E pamundur, kur drejton Italinë. Duhet të udhëtosh, të shohësh lojtarë, të flasësh me ta. Unë, kur drejtoja Shqipërinë, kam thirrur mbi 50 lojtarë duke shkuar të shikoja edhe fëmijët e moshave të reja. Pastaj ka nga ata që e refuzojnë, si Ranieri, dhe nga ata që ikin, siç bëri Mancini për të shkuar në Arabi”.
Ranieri është vetëm i fundit nga shumë refuzime…
Italia pa trajner! Një tjetër “jo” e bujshme për pankinën pas asaj të Ranierit!
Duket sikur askush nuk e dëshiron më kombëtaren italiane, kjo është skandaloze. Ka shumë të huaj, kështu është e vështirë të rriten të rinjtë tanë, që megjithatë deri tek U-19 fitojnë gjithandej. Duhet të detyrohen klubet të aktivizojnë 4-5 lojtarë nën 23 vjeç.
Si ju duk humbja ndaj Norvegjisë?
Absurde, por nuk mund ta shkarkosh trajnerin ditën para ndeshjes dhe këtë ta bënte të ditur vetë Spalletti për të gjithë.
Tani emri më i përfolur për pankinën axurre është Gattuso… –Ka treguar karakter dhe personalitet të fortë, do të sillte një tronditje pozitive. E ka dashur gjithmonë fanellën e kaltër. Prisja të fitonte kampionatin kroat me Hajdukun. Për të ndryshuar drejtim, do të doja që të gjithë të luanin në rolet e tyre natyrale. Me kaq shumë të huaj në Serie A nuk ka më blloqe lojtarësh nga Juve, Inter apo Milan për ta ndërtuar kombëtaren. Është e vështirë, por kualifikimi në Botëror duket ende i mundur. Fillimisht mjafton pak dashuri për fanellën e kaltër.
