Mesfushori i djathtë i skuadrës polake, Motor Lublin, Florian Haxha nuk do të jetë pjesë e grumbullimit të Kosovës për dy ndeshjet e këtij muaji kundër Sllovenisë dhe Suedisë për shkak të gjendjes shëndetësore.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Federata, nëpërmjet një postimi në ëebsite zyrtar.
Ndërkohë, përfaqësuesja dardane do të vazhdojë sot me përgatitje me seancën e dytë stërvitore, e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 16:30. Kosva është në vendin e dytë në kualifikueset e botërorit.
