Nuk ka asnjë lajm të mirë për José Mourinhon nga seanca e sotme stërvitore e Romës së tij. Sipas gazzetta.it, në fakt, edhe sot Paulo Dybala nuk është stërvitur me pjesën tjetër të grupit në kuadër të ndeshjes si mysafir me Monzën. Sulmuesi u dëmtua ndaj Atalantës dhe kushtet e tij do të vlerësohen orë pas ore.

Sa i takon Gini Wijnaldum, mesfushori vijon punën e personalizuar me synimin për të luajtur kundër Bayer Leverkusen. Roma synon që të arrijë një vend që të dërgon në Champions League. Gara mbetet e fortë, teksa aty janë edhe skuadra si Milani, Interi, apo Juventusi.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: