Serbia do të përballet me Shqipërinë me 11 tetor, në ndeshjen e  vlefshme për Kualifikueset e Botërorit.

Tekniku i serbëve, Dragan Stojkovic po mendon për lojtarët që do të ketë në dispozicion për këtë takim, me situatën te përfaqësuesja që nuk është dhe aq e mirë.

Lojtari i Leipzig, Kosta Nedeljkovic ka shfaqur probleme fizike dhe mund të mos grumbullohet. Ndërkaq, Milenkoviç dhe Lukiç mungojnë për shkak kartonësh.

Serbia ka grumbulluar 7 pikë deri tani në grup dhe është në vendin e 3-të.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb