Për drejtoreshën e Studimeve ne Qendrën Evropiane të Studimeve mbi Sigurinë George C. Marshall , Valbona Zeneli një luftë në Europë do të ishte shkatërruese. Teksa ishte e ftuar në emisionin “Kjo javë”, ajo u shpreh se ukrainasit kanë 8 vite që jetojnë në këtë presion duke bërë që të bashkohen me njëri-tjetrin për herë të parë.

Më tej, gjatë bisedës në studio, Zeneli tha se më rëndësi është grumbullimi i trupave në kufi dhe kjo sipas saj duhet trajtuar me kujdes.

“Në momentin që do të kemi qëndrim ushtarësh në kufi, situata vështirësohet. Duhet të kuptojmë që Ukrainasit kanë që në 2014 që jetojnë në këtë presion…Kjo i ka bërë ukrainasit të bashkohen me njëri-tjetrin dhe për herë të parë 50% e popullsisë janë për anëtarësim në NATO. Të mos harrojmë që kemi konflikte të ngrira në Gjeorgji, në Moldavi…
Në rast se Rusia pushton Ukrainën do të ishte shkatërruese për Europën dhe padiskutim do të sillte konseguenca të jashtëzakonshme…Do të kishte pasojë për ekonominë, europiane, për marrëdhëniet midis Fuqive të Mëdha Botërore”, tha më tej ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb