Agjencia e OKB-së UNWRA ka thënë se situata humanitare në Gaza është “katastrofike”.

Në një postim në rrjetet sociale, kjo agjenci ka ndarë pamje nga terreni, ku thekson se civilët janë të ngujuar në vendstrehime shumë të mbipopulluara ku uji i pastër është i pakët dhe mbetjet janë duke u grumbulluar gjithmonë e më shumë.

Në një situatë të tillë edhe sëmundjet po përhapen gjithmonë edhe më shumë.

Më parë kjo organizatë ka sjellë në vëmendjen mungesën e ushqimit në Gaza ku shpesh civilët detyrohen të ushqehen me ushqim për kafshët për të shuar urinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: