Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh kandidat për kryetar bashkie në Elbasan, Luçiano Boçi ka bërë sot një denoncim sa i takon spitalit të këtij qytet.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’ Boçi pohon se duke nisur nga sot janë pezulluar operacionet kirurgjikale të planifikuara.

REAGIMI
SITUATË KATASTROFIKE NË SPITALIN E ELBASANIT

Nga sot në spitalin rajonal të Elbasanit janë pezulluar operacionet e të gjitha niveleve të planifikuara.
Rrezikohet madje dhe shërbimi i urgjencës.
Nuk ka materiale e mjete mjekësore deri dhe garza e lekoplast.
Situata ka degraduar sa njerëzit blejnë në farmaci dhe gjërat më elementare, siç është aparati i serumit që kushton vetëm 20 lekë.
Njerëzit janë të pashpresë!
Rama vazhdon shown e rradhës

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb