Deputeti i PD Belind Këllëçi ka kërkuar përjashtimin nga seanca të kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla.
Ai u shpreh se ai ka fyer në fjalën e tij në foltore deputetët e opozitës.
“Kreu i grupit parlamentar të PS përveçse gënjeu në të gjithë retorikën e tij propagandistike, fyeu direkt deputetët e opozitës duke përdorur termin “nuk jam si këta që lehin” apo “nuk jam raca e këtyre”. Kërcënoi deputetin Balliu, intimidoi të tjerët duke i thënë dikujt mashtrues, dikujt gënjeshtar. Sipas nenin 60 të rregullores, të përjashtohet Balla nga seanca, për fyerje të përsëritura ndaj deputetëve të opozitës. Dhe ndërprisni seancën, për të shqyrtuar pamjet filmike për të parë nëse i ka thënë këto deputeti Balla apo jo. Dhe nëse ndonjë deputet i opozitës ka fyer të mazhorancës. Ka vetëm një palë që fyen, është kreu i grupit parlamentar të PS.”, tha ai.
