Ish-sulmuesi i njohur italian Paolo Di Kanio, ka kritikuar ashpër Interin për paraqitjen e zikaltërve në finalen e Ligës së Kampioneve, ku u mposht me shifrat 5-0 nga PSG.

“Sjellja është e pakuptueshme, e papranueshme. Analizën psikologjike duhet ta bëjë Inzagi, por sjellja e Dimarkos ishte e papranueshme te goli i 2-0. Unë vë gjithë turpin dhe nuk lejoj të më marrin topin, por në realitet ai pësoi golin e dytë. Kjo ndeshje është shkatërrimtare dhe është pasojë e një pjese të parë që duhet analizuar, nga pikëpamja ime është e papranueshme”, tha Di Kanio pas përfundimit të sfidës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: