Kryediplomati kinez Wang Yi ka reaguar në lidhje me balonat kineze dhe akuzat se shteti i tij po i përdor ato për të përgjuar dhe spiunuar SHBA.

Ai u shpreh se rrëzimi i balonës nga SHBA është një gjest “absurd dhe histerik”, si dhe një abuzim të përdorimit të forcës.

“Kjo nuk tregon se SHBA është e fortë; përkundrazi tregon se është i dobët. Kjo ishte një përpjekje për të larguar vëmendjen nga problemet e brendshme të administratës Biden”, tha Wang Yi në fjalën e tij në konferencën e sigurisë në Mynih.

Wang tha gjithashtu se Kina po përgatitet të paraqesë një dokument në lidhje me qëndrimin e saj mbi Ukrainën që do të nënvizonte parimet e integritetit territorial dhe sovranitetit.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: