PD tërheq mbështetjen, mazhoranca kalon 6 emrat për Avokatin e Popullit, votohen të enjten në Kuvend

Mazhoranca ka kaluar me 9 vota pro 6 emrat në garë për kreun e ardhshëm të Avokatit të Popullit, që do të votohen të enjten në Kuvend në seancën plenare.

Procesi ka shkaktuar në komisionin parlamentar të Ligjeve tensione ndërsa opozita pretendon se nuk po i njihet e drejta për t’u tërhequr nga mbështetja e kandidatëve.

Pjesë nga diskutimi:

Ulsi Manja: Zoti Ndoja nuk jemi në kafen e Kuvendit. Të mbaroj votimin unë dhe kërcitja gjithë ditën.
Në mbledhjen e datës 17 kur është miratuar lista me 26 kandidatë që u është përcjellë deputetëve, ka një deklarim timin që thotë grupet parlamentare duhet të mbështesin një deputet një kandidat, por me sa duket ka prevaluar Kushtetuta, Rregullorja dhe ligji.

Miratohen 6 emrat për të vijuar në Kuvend, me 9 vota pro.

Strazimiri: Të përfshihet në relacion fakti që deputetët e opozitës nuk mbështesin asnjë kandidat dhe interpretimi i ligjit është i gabuar. Ti thuash deputetëve jeni tërhequr pas afatit, është debilllëk. E heqim mbështetjen edhe gjatë votimit, edhe një sekondë para votimit.
Keni vendosur me votë që deputeti ka afat aq sa ka edhe kandidati.

Manja: Kujdes Strazimiri, unë nuk gënjej. Ju gënjyet 6 kandidatë, u dhatë firmat dhe u tërhoqët

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb