Drejtoresha e Departamentit të Marrëdhënieve me Jashtë në PD, Ilda Zhulali, e ftuar në “Studio 24”, u shpreh se vendet e BE-së nuk pritet të miratojnë raportin për shqyrtimin e vlerësimit,.
Zhulali tha se sot janë 9 vende që nuk bien dakord të miratohet raporti për të kaluar në fazën tjetër për mbylljen e kapitujve.
“Në asnjë rast nuk është bërë vend anëtar në BE, një shtet që ka patur probleme me zgjedhjet, asnjëherë.
E pranon OSBE/ODIHR në raportin e saj që ka hedhur poshtë zgjedhjet e kaluara që ka thënë që këtu zgjedhjet janë bërë në kushtet e partisë-shtet.
Është diskutuar lufta kundër korrupsionit, megjithë skandalet që kanë plasur këtu, ju mendoni se Shqipëria nxin apo shkëlqen. Duke marrë parasysh përpjekjen e fundit të qeverisë për ti bërë mburojë ligjore Ballukut megjithë skandalet që kanë plasur këtu dhe që Rama përpiqet ta kalojë me një fjali të tmerrshme që lufta kundër korrupsionit është më e rrezikshme se korrupsioni.”, tha Zhulali.
Ilda Zhulali: Ndryshe nga cdo herë tjetër, Gjermania është bërë lokomotiva e 4 vendeve të tjera, duke thënë se Shqipëria ka probleme dhe nuk do ta miratojë raportin për shqyrtimin e vlerësimit, sot janë 9 vende që nuk bien dakord të miratohet raporti për të kaluar në fazën tjetër për mbylljen e kapitujve.
Shkak është situata në vendin tonë.
Grupkapitulli i çështjeve kryesore ka të bëjë me demokracinë dhe ne nxijmë me zgjedhjet.
Ne kemi problem bashkë me Bosnjën, zgjedhjet.
Në asnjë rast nuk është bërë vend anëtar në BE, një shtet që ka patur probleme me zgjedhjet, asnjëherë.
E pranon OSBE/ODIHR në raportin e saj që ka hedhur poshtë zgjedhjet e kaluara që ka thënë që këtu zgjedhjet janë bërë në kushtet e partisë-shtet.
Është diskutuar lufta kundër korrupsionit, megjithë skandalet që kanë plasur këtu, ju mendoni se Shqipëria nxin apo shkëlqen. Duke marrë parasysh përpjekjen e fundit të qeverisë për ti bërë mburojë ligjore Ballukut megjithë skandalet që kanë plasur këtu dhe që Rama përpiqet ta kalojë me një fjali të tmerrshme që lufta kundër korrupsionit është më e rrezikshme se korrupsioni.
