“Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Edi Ramën në qoftë se ne i pushtojmë sheshin”. “Kjo është rruga!”, tha kreu i Partisë Demokratike gjatë ceremonisë së prezantimit të drejtuesve të rinj të Departamentit Brain Gain pranë kësaj force politike.

“Jemi në një moment në të cilin, e kam theksuar dhe e theksoj, ne ia dolëm të mbijetojmë në një kohë kur donin të na zhduknin”, tha Berisha.

“Ne kapërcyem një kalvar të pashembullt në historinë e Evropës, dhe ky departament është fibër e rezistencës në këtë kalvar”, tha kreu demokrat.

Sali Berisha: Departamenti Brain Gain është një departament, anëtarët e të cilit janë njerëz me energji, janë njerëz të suksesit. Janë djem dhe vajza, të cilët në një kohë të vështirë arritën të dëshmohen avoketër të flaktë dhe vizionarë të konservatorizmit në Shqipëri dhe të PD-së.

Krijimi i hapësirave për projektet e tyre të ardhshme është i një rëndësie vendimtare për PD-në, ripërtëritjen e saj.

Ne jemi në një moment shumë të veçantë.

Jemi në një moment në të cilin, e kam theksuar dhe e theksoj, ne ia dolëm të mbijetojmë në një kohë kur donin të na zhduknin.

Ne kapërcyem një kalvar të pashembullt në historinë e Europës, dhe ky departament është fibër e rezistencës në këtë kalvar.

Ne ia dolëm që një farsë zgjedhore, njëlloj si në vitin 2001, ta damkosim në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar.

Tani ne jemi në betejën tonë finale dhe kjo betejë finale është largimi i këtij regjimi.

Tedi theksoi, këta kanë një iniciativë me një seri shkrimesh mbi opozitat në regjimet autoritare.

Është i një rëndësie kapitale sepse në qoftë se ne nuk njohim realitetin dhe nuk kuptojmë se operojmë në kushtet e një autokracie dhe nuk organizohemi që të operojmë në kushtet e një autokracie, por mendojmë se jemi në kushtet e një pluralizmi normal, ne misionin tonë nuk e përmbushim.

Absolutisht jo.

Ne përkundrazi presim vitin 2029, në të cilin narkokratët shqiptarë të regjistrojnë jo 52 përqind, por të regjistrojnë të paktën 62 përqind rezultatin.

Ndryshimi është si nata me ditën.

Por ne sot jemi të qartë dhe duhet të qartësojmë çdo demokrate e demokrat, të përkushtohemi në projektin e opozitës për largimin e Edi Ramës nga pushteti dhe krijimin e qeverisë teknike si kusht i të gjitha kushteve që shqiptarët të votojnë të lirë.

Nuk ka një parti me eksperiencën tonë.

Ne erdhëm në vitet ’90 si i vetmi vend dhe e vetmja shoqëri me 4 kulte, kulti i Enver Hoxhës, Stalinit, Leninit, Marksit, etj.

Ndërkohë vendet e tjera ish-komuniste nga viti 1956 ishin çliruar nga kultet.

Ju e keni të vështirë ta mendoni se çfarë tmerri dhe sa të tmerrshëm ishin kultet.

Por ne i shembëm ato me guxim.

I shembëm pa konflikt civil.

Tanket i nisën drejt nesh, ne i bllokuam ato me barrikada, por vetë nuk rrëmbyem armë, as RPG, armë antitanke.

Na rrethuan tek selia, po me tanke. Ne nuk u mposhtëm, por përsëri qëndruam, u vetëpërmbajtëm.

Na vranë, u përzunë nga selia e kryeministrisë.

Të gjitha këto eksperienca, pse unë po i citoj sot dhe do i citoj, i citoj dhe do i citoj sepse ne jemi ne forcë demokratike që drejtohemi vetëm nga parime demokratike.

Ne nuk bëhemi parti dhune sepse ne besojmë se paqja është një forcë e jashtëzakonshme.

Në besojmë se Edi Rama, ky regjim i kalbur, largohet vetëm kur opozitarët të lënë mënjanë lodhjen e tyre, të lënë mënjanë dëshpërimin e tyre, rraskapitjen e tyre dhe të dalin në shesh çdo ditë.

Nuk ka forcë në botë që e mban në pushtet Edi Ramën në qoftë se ne i pushtojmë sheshin. Kjo është rruga.

Këtë nuk e kemi bërë ndonjëherë.

Kjo na ka munguar.

E kemi bërë, por me qëllime jo kaq sa këto.

Se ne kemi bërë edhe në vitin 1998, me radhë.

Por sot jemi para këtij momenti.

Ne, në kushte kur ky regjim, Edi Rama, pasi është dokumentuar jo tashmë vetëm nga opozita, por edhe nga hetimi i prokurorisë se kanë abuzuar miliona dhe miliarda para të taksapaguesve dhe jka hequr çdo maskë në mbrojtje të flaktë në mbrojtje të abuzimeve të tmerrshme me paratë e shqiptarëve sepse është vetë direkt i implikuar.

Dy dosjet e Lubisë, qoftë tuneli, qoftë unaza, Rama del aq sa Lubia me mesazhet.

Kurse AKSHI i kunatit dhe familjes është historia më unike në Europë dhe në botë.

Kur në një agjenci shtetërore merresh peng sepse merr pjesë në tendera për t’i hapur rrugën kunatit.

Merresh peng dhe nuk hetohesh.

Ua them këtu ta dinë shqiptarët, Gerond Meçe, duhet t’ia dimë për nder autoriteteve gjermane për kontributin e tyre sepse ai as që do të hetohej.

Duhet t’ia dimë për nder sepse si Gerondi, i marrë peng me datën 12 gusht, u mor peng me datën 18 gusht Shima. Daniel Shima.

Mbeta duke bërë status pas statusi pas tij dhe ai u zhduk, nuk ekzistonte.

As hetim, as këqyrje dhe asgjë.

Jo, sepse ky njeri që nuk do të heqë imunitetet, që bllokon drejtësinë për vjedhjet që ka bërë, ky njeri nuk lejonte hetimin.

Por fatmirësisht Gerond Meçe zbërtheu se koordinatori i kryeministrit, Ergys Agasi, e kishte marrë peng.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb