Kryeministri Edi Rama ka bërë një paralajmërim të fortë kundër ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat bregdetare.

Ai theksoi se kush përfiton në dëm të komunitetit, duhet të fillojë të mbledhë plaçkat. Rama kërkoi inventarizimin e të gjitha shkeljeve brenda dy javësh dhe paralajmëroi ndjekje penale për inspektorët e IMT që nuk veprojnë.

“S’ka më tokë e xaxun’”, deklaroi ai, duke kërkuar pastrim të territorit nga abuzimet.

Edi Rama në komunikim në rrjetet sociale: Kemi marrë 83 mandate falë mbështetjes së qytetarëve. Nëse disa nga ne, shohin 83 mandate, si arsye për të fjetur gjumë, iu them se duhet të flenë edhe më pak. Brenda 2 javësh duhet të kemi inventarët e kleçkave që ua kanë nxirë banorëve në qytete kryesisht bregdetare dhe kanë kthyer territore të tëra në “tokë e xanun” në mënyrë të padrejtë dhe në javën e dytë të korrikut do vijojmë me gjithë forcën e ligjit.

Ta ngremë në hava shtëpinë tonë të përbashkët, njësoj si amvisat kur pastrojnë shtëpinë. Kush do fitime në dëm të komunitetit, të nisin të mbledhin plaçkat. Jam këtu për të mbrojtur qytetarët. Inspektorët e IMT duhet të kenë kujdes, se mund të shkojnë në situata edhe të papëlqyeshme, deri në ndjekje penale, nëse nuk ka luftë ndaj ndërtimeve pa leje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb