Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një dalje për mediat nga jashtë Kuvendit, sqaroi nismën e maxhorancës për ndryshimet në rregulloren e Kuvendit. Ai tha se përgjysmimi i fjalës së deputetëve, në 5 minuta është më se normale.

Ai shtoi se nuk bëhet fjalë për mohim të se drejtës së fjalës.

“S’ka mohim të së drejtës së fjalës, 5 minuta janë mjaftueshëm!”, tha ai. Mes të tjerash ai tha se opozita duhet t’i përgjigjet ftesës së Peleshit për të bashkëpunuar dhe më pas miratuar këto ndryshime.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: