Ish-deputeti Dashamir Shehi ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me situatën në sistemin e drejtësisë dhe numrin e personave nën hetim. I ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24 me Ola Brukon, Shehi tha se bëhet fjalë për rreth 10 mijë persona nën hetim, ndërsa u shpreh se problemi nuk qëndron vetëm te paraburgimi.

Shehi tha se prej disa vitesh kërkon ndryshimin e Kodit Penal, ndërsa sipas tij, situata e krijuar në vend duhet parë edhe në raport me problematikat që kanë sjellë kriminalitetin dhe konfliktet e shumta.

“Nuk jam ekspert për këtë punë, por kur ka pretendimin Rama që është ekspert, por mund t’i them dhe unë dy fjalë. Këto bëhen si presion ndaj sherreve të fundit, videove të fundit. Unë kam prej 2-3 vitesh që them duhet ndryshuar Kodi Penal. Këto nuk janë thjesht si thotë Rama që na e ka kaluar dhe Rusia, por këto vijnë nga ambienti i dhunshëm që ka Shqipëria, dhe për këtë është fajtor ai dhe qeveria e tij. Na ka rënë ky hall. Do të mundohemi ta zgjidhim se Rama nuk merret me problemin, me këtë realitet. Këtë duhet ta marrë në analizë Rama. E keqja e madhe luftohet në bazë, më pas këto janë procedura që po i bëjmë prej hallit. Nuk është thjesht paraburgimi, pasi nuk e vuan drejtësia, pasi ajo ka hallin e dosjeve. Duhet parë kjo puna e 5 viteve, që mos të bëhen burg për kaq vite. Se kush janë drejtorët, zyrtarët e Ramës që përfitojnë nga këto mosdënime. Se ha debat kjo punë. Ka diçka politike në mes. Në deklaratat e tij ka dhe kërcënime, se pse ka dalë dosja hetimore. Ana e peshores anon nga represioni. Po represion të madh për këta që vodhën prej 30 vitesh, s’ka, por vetëm për hallexhinjtë. Zhurma është e madhe, por realiteti i dënimeve është i vogël. A keni parë këto shefat e politikës të përfshirë në zullume, të dënuar? Jo!”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: