Kreu i PD Sali Berisha, ka renditur disa nga aferat dhe shkeljet e kësaj qeveria, ndërsa u shpreh se nuk ka tjetër “kampione” në vjedhje veç zëvendës kryeministres Belinda Balluku.

Ai u shpreh se Balluku dhe kryeministri Edi Rama mund të hetohen nga gjykatat ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit.

“Nuk ka të dytë kampione në vjedhje si Lubi Balluku.

E keni parasysh sterilizimet, vdekjet nga mungesa e ilaçeve? Ajo me Edi Rama mund të gjykohen nga gjykata ndërkombëtare për krime kundër njerizimit.

Ne do ta konsiderojmë diçka të tillë në rast se na e lejon ligji ndërkombëtar.

Ja bëri si Bamiri, këto gjyslyqet e klasit janë kështu, edhe kjo thotë njëlloj. Ai të paktën i kishte persona se i kishte blerë vetë, ky i ka me para të shtetit kopshtet e Edenit.
Të mendosh që në atë oborr që ka vënë atë 4 mln euro është mbajtur konferencë më historike në historinë e këtij vendi, George Bush shpalli anëtarësimin e vendit tonë në NATO dhe shpalli pavarësinë e Kosovës”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb