Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Violand Braçellari, i akuzuar për vrasjen e efektivit të policisë Enea Mekolli.
Gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë, Braçellari mësohet se ka folur vetëm për një dënim të mëparshëm të dhënë nga Gjykata e Korçës në vitin 2017, të lidhur me kultivimin e lëndëve narkotike, për të cilin ishte dënuar me 10 vite burg.
Ai ka pretenduar se nuk ka qenë i përfshirë në kultivimin e kanabisit, ndërsa nuk ka dhënë deklarime lidhur me akuzat për vrasjen e policit Mekolli dhe plagosjen e efektivit tjetër, Edison Adri.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanave të saj.
