Sulmuesi i kombëtares, Myrto Uzuni i cili aktivizohet në MLS për Austin Fc, ka vendosur që të investojë në Shqipëri, teksa ka blerë një hotel në qytetin e Vlorës.

Pasi zyrtarizoi investimin e rëndësishëm në bregdetin shqiptar, të shumtë kanë qënë ata që kanë thënë që Uzuni po pastron lekët. E menjëhershme ka qënë përgjigja e 30-vjeçarit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, duke replikuar me ndjekësit e tij.

“Jam një futbollist që të gjitha të ardhurat e mia i investoj në Shqipëri. Mund të investoja në Spanjë, por zgjodha vendin tim.

Paratë e mia janë të deklaruara dhe paga ime është publike. Nuk kam nevojë të pastroj lekët e askujt.”

Hoteli do të quhet “Uzuni Hotel”.

Screenshot 22
Screenshot 22

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb