Problemet te PSG nuk kanë fund. Sikur të mos mjaftonte situata jo e mirë në skuadër, eliminimi i parakohshëm në Champions League, të reja të tjera jo të pëlqyera vijnë nga Parisi.
Mediat bëjnë me dije se në epiqendër të kritikave është trajneri Galtier. Shkak është bërë një email i bërë publik kur Galtier ishte pjesë e Nicës, ku pretendohej se teknikut të njohur nuk i pëlqente fakti se në skuadër kishte shumë myslimanë dhe lojtarë me ngjyrë.
Në të tilla kushte, te PSG tashmë kanë nisur një hetim të brendshëm, për të kuptuar nëse këto qëndrime te “timonierit” janë të vërteta apo thjeshtë thashetheme. Shkarkimi nuk duket dhe aq larg, por drejtuesit nuk duan të nxitohen, të paktën deri sa të konfirmojnë gjithçka.
(BalkanWeb)
