Aktori i njohur francez Gerard Depardieu akuzohet për ngacmim seksual ndaj grave.
Mediat e huaja shkruajnë se 13 gra kanë akuzua aktorin se janë ngacmuar seksualisht me gjeste ose fjalë të papërshtatshme, gjatë xhirimeve të filmave apo serialve. Bëhet fjalë për periudhat 2004-2022.
Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që Depardieu akuzohet për ngacmim seksual. Kujtojmë që në vitin 2020 është akuzuar nga aktorja Charlotte Arnoux, e cila pretendon se është përdhunuar dy herë gjatë gushtit të vitit 2018.
Sipas aktores ngjarja ka ndodhur kur ajo ka qenë vetën 22 vjeç, në rezidencën e Gerard Depardieu në Paris.
(BalkanWeb)
