Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur pas ndeshjes mes Skënderbeut dhe Tiranës në qytetin e Korçës. Teksa bardheblutë po bëheshin fati të largoheshin nga stadiumi, tifozë të skuadrës vendase kanë vandalizuar autobusin e ekipit kryeqytetas.

Siç shihet në fotot e siguruara nga “Panorama Sport”, tifozët vendas kanë goditur me gurë automjetin, duke thyer një nga xhamat anësorë të tij.

Për fat, asnjë nga futbollistët bardheblu nuk ka qenë aty i pranishëm në ato momente dhe nuk ka pasur të lënduar nga ky incident i shëmtuar në përfundim të një ndeshje shumë të ndezur e të luftuar mes dy skuadrave në fushën e lojës. PanoramaSport

Whatsapp Image 2023 11 05 At 7.45.03 Pm 1
Whatsapp Image 2023 11 05 At 7.45.03 Pm 1
Whatsapp Image 2023 11 05 At 7.34.32 Pm 1 1
Whatsapp Image 2023 11 05 At 7.34.32 Pm 1 1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: