KOSOVE- Drejtoresha e një shkolle të mesme të ulët, “Emin Duraku” në Shtime si dhe një mësues janë pezulluar nga puna pasi akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale në ambientet e këtij institucioni arsimor. bëhet fjalë për drejtoreshën me iniciale A.S. dhe mësuesin me iniciale B.D.
Dyshohet se pak ditë më parë, ata kanë kryer marrëdhënie seksuale në ambientet e shkollës, shkruan sot Koha Ditore. Drejtoria e Arsimit e Shtimes ka pezulluar dy të dyshuarit për një masë të përkohshme tremujore, derisa gjykata të marrë një vendim të drejtë.
(ed.me/BalkanWeb)
