Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka denoncuar një situatë që e cilëson skandaloze në Spitalin e Lushnjes, duke paralajmëruar rrezik serioz për jetën e punonjësve dhe pacientëve.

Në një reagim në rrjetet sociale, Korreshi deklaron se është vënë në dijeni të disa dokumenteve dhe relacioneve të punonjësve të repartit të oksigjenit, ku sipas tij evidentohet mungesë e theksuar e kushteve të sigurisë teknike. Sipas shkresës së datës 13 dhjetor 2024, specialistët kanë paralajmëruar për rrezik maksimal dhe mundësi katastrofe për shkak të kushteve në repartin e gazeve mjekësore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

 

Në dokumente përmenden edhe incidente të mëparshme, përfshirë shpërthime bombulash dhe dëmtime në rrjetin shpërndarës, ku sipas pretendimeve është rrezikuar jeta e punonjësve. Po ashtu, punonjësit kanë ngritur shqetësime për mungesë pajisjesh kundër zjarrit dhe për ruajtjen e bombulave jashtë kushteve të sigurta teknike.

Deputeti thekson se, pavarësisht masave disiplinore të mëparshme ndaj përgjegjësit të repartit, ai është riemëruar në detyrë në vitin 2025, çka sipas tij ka rritur shqetësimet për sigurinë në spital.

Korreshi ka kërkuar hetim nga organet ligjzbatuese dhe ndërhyrje nga Ministria e Shëndetësisë për të verifikuar situatën dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

Denoncimi i Korreshit

Skandal ne Spitalin e Lushnjes.

Nje skandal i Rende ka ndodhur e vazhdon te ndodhe ne Spitalin e Lushnjes ne kufijte e drames ku edhe rrezikohet jeta e punojseve te Oksigjenit por edhe te pacienteve e te familjareve te tyre.

Jam bere me dije te disa relacioneve dhe dokumentave shqetesues te cilat po i publikoj me poshte ku punojesit e repartit te oksigjenit ne Spitalin e Lushnjes kane bere me dije Drejtorin dhe gjithe ekipin drejtues te ketij spitali per pasojat e renda dhe dramen e madhe qe ndodh me kushtet e sigurimit teknik dhe me konkretishte:

Me shkresen nr. Prot. 1932 date 13.12.2024 specialistet e repartit te oksigjenit i drejtohen per arsye se “Prezantimi i gjendjes teknike ne spitalin Lushnje ne repartin e gazerave mjekesore (oksigjen azot) ku nuk egzistojne rregullat e sigurimit teknik dhe rrezikshmeria eshte ne kufijte maksimale ku ne cdo kohe jemi perball nje katastrofe me pasoja te paparashikuara”

Vazhdojne ne shkresen e tyre per avarite dhe pasojat e ndodhura deri tek shperthimet e bombulave me kriter 2 m ka rrezikuar jeten e punojseve. Flaka zjarri qe ka marre dhe shkrirjen e rregullatoreve dhe flaka eshte vene nen kontroll nga punojesit.

Ata i shkruajne Drejtorit patronazhist se nuk ka asnje filse zjarri dram.

Ata ankohem se bombulat e oksigjenit ruhen jashte kushteve te sigurimit teknik dhe ne rrezik te shtuar. Magazina qe sherben per depozitimin e tyre eshte e mbyllur dhe nuk hapet nga pergjegjesi i cili gjejeni pak eshte ai qe rrahu mjekun ne Spitalin e Lushnjes dhe shok me patronazhistin Drejtor.

Me presionin qe kane bomblat rrezikohet te hidhet ne ere spitali. Tragjedi e paralajmeruar.

Me shkresen nr. Prot. 1938 date 16.12.2024 specialistet e Oksigjenit i drejtohen Drejtorit per Konstatim Defekti.

Ku bene me dije edhe shperthimin e ndodhur ne daten 14.12.2024 shperthim i fuqishem thuhet qe ka prishur teknik dhe gjithe rrjetin shperndares ku edhe eshte rrezikuar jeta e nje specialisti. Kerkonin blerje fiksesh zjarri dhe lirimin e magazines. Shperthimi i bombules thuhet se ka ardhur nga ventili shume i konsumuar dhe fati ka qene se bombulat e tjera ishin bosh. Ngrene shqetesimin per shefen e finances Bedrie Greca qe nuk ka planifikuar fondet e domozdoshme.

Me shkresen nr. 1974 date 20. 12. 2024 eshte kerkuar se ne lidhje me problemet e konstatuara ne repartin e oksigjenit mos te jete me pergjegjes Altin Alla shoku i drejtorit.

Ne daten 26.12.2024 nga ish drejtuesi i Spitalit eshte dhene mase verejtje me paralajmerim per pushim nga puna per Altin Allen dhe shkarkuar si pergjegjes i oksigjenit.

Me ardhjen e Patronazhistit Roland Ziu si drejtor Spitali ne date 27.02.2025 me nr. Prot 62 ka riemeruar edhe pse me mase perseri pergjegjes Altin Allen tek oksigjeni edhe pas dramave te paralajmeruara.

Zerat vazhdojne te thone se zevendesimi i tubave te oksigjenit nga godina qe do riparohet (7 muaj e prishur se nuk jepet leja e ndertimit) tek godina e imrovizuar e urgjences jane po te njejtet vetem se te lyerdh edhe pse ka pasur nje tender per keto. Por kjo ne nje moment tjeter.

Ky skandal nuk mund te mos hetohet dhe te mbahet pergjegjesi ndaj i drejtohem ministres se shendetsise dhe organeve ligjzbatuese te hetoj rastin.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb