Tensione brenda ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, ku kreu i Mundësia, Agron Shehaj po proteston pas derës ku mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve, për çështjen ‘Balluku’, për të cilën SPAK kërkon arrestimin e saj.

Në praninë e Erald Kaprit, deputet i Mundësia, Shehaj u përplas me punonjësit e sigurisë, ndërsa kërkoi që të hynte brenda në mbledhje. “Skandal, pse më shtyn?”, dëgjohet Shehaj teksa debaton me sigurinë.

Shehaj tha se PS dhe PD po bëjnë pazare brenda në mbledhje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb