Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet e biznesit KMY, u sekuestruan 738 kilogramë fileto dhe gjoks pule, për shkak të shkeljeve të rënda të standardeve higjieno-sanitare.

Nga verifikimet rezultoi se mishi ishte trajtuar në kushte të papërshtatshme, pasi gjatë proceseve të ngrirjes dhe shkrirjes ishte vendosur drejtpërdrejt në tokë. Gjithashtu, produkti ruhej në një ambient ku ishte konstatuar prani myku dhe ndryshku, çka përbën rrezik serioz për sigurinë ushqimore.

Në përfundim të kontrolleve, AKU Tiranë vendosi pezullimin e aktivitetit të subjektit deri në përmbushjen e plotë të kushteve të kërkuara ligjore. Ndërkohë, sasia e sekuestruar prej 738 kilogramësh mish pule u asgjësua.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb