AKU ka gjobitur “KMY” pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet e biznesit KMY, u sekuestruan 738 kilogramë fileto dhe gjoks pule, për shkak të shkeljeve të rënda të standardeve higjieno-sanitare.

Nga verifikimet rezultoi se mishi ishte trajtuar në kushte të papërshtatshme, pasi gjatë proceseve të ngrirjes dhe shkrirjes ishte vendosur drejtpërdrejt në tokë. Gjithashtu, produkti ruhej në një ambient ku ishte konstatuar prani myku dhe ndryshku, çka përbën rrezik serioz për sigurinë ushqimore.

“​Gjatë kontrollit në subjektin “KMY” (Përpunim mishi), u konstatua një ambient ndihmës me kushte higjieno-sanitare të papërshtatshme, ku procesi i shkrirjes së produkteve kryhej në kundërshtim me normat teknike. Për këtë arsye, u vendos masa e bllokimit për ambientin ndihmës si dhe bllokimi i sasive të produkteve:

​588 (pesëqind e tetëdhjetë e tetë) kg fileto pule “Super Frango”;

​150 (njëqind e pesëdhjetë) kg gjoks pule “Pechungon”.

​Nga këto produkte janë marrë mostrat për analizë mikrobiologjike dhe sasia do të qëndrojë e bllokuar deri në daljen e rezultateve laboratorike. Ndaj subjektit u mor masa administrative “Gjobë” në vlerën e 300.000 (triqind mijë) lekë”, thuhet në njoftimin zyrtar të KMY.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb