Avokati Marash Logu ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook lidhur me pezullimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Ai ka ndarë disa fotografi, ku shpjegon edhe faktin se “ministri mund të pezullohet nga detyra”.

Avokati Logu thotë se në vitin 2019, gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Dhimitër Lara publikoi komentarin e Kodit të Procedurës Penale, produkt i një eksperience 25-vjeçare në sistemin e drejtësisë (foto 1), i aprovuar për botim nga Shkolla e Magjistraturës si një ndër tekstet mbi të cilat formohen magjistratët e rinj (foto 2) Në fq. 762 – 763, gjyqtari Lara ka trajtuar edhe masën e ndaluese të pezullimit të ushtrimit të një funksioni publik, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale.

Reagimi në Facebook:

Më qartë dhe më shqip se kaq nuk mund të thuhet: MINISTRI MUND TË PEZULLOHET NGA DETYRA!

Në vitin 2019, gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Dhimitër Lara publikoi komentarin e Kodit të Procedurës Penale, produkt i një eksperience 25-vjeçare në sistemin e drejtësisë (foto 1), i aprovuar për botim nga Shkolla e Magjistraturës si një ndër tekstet mbi të cilat formohen magjistratët e rinj (foto 2) Në fq. 762 – 763, gjyqtari Lara ka trajtuar edhe masën e ndaluese të pezullimit të ushtrimit të një funksioni publik, parashikuar nga neni 242 i Kodit të Procedurës Penale.

Konkretisht gjyqtari shprehet: “Për çka rezulton, se përkundrejt një funksionari publik si deputeti apo kryebashkiaku, nuk mund të zbatohet masa e pezullimit të përkohshëm të detyrës që lidhet me funksionin që ai kryen, ndërkohë që për një funksionar publik si MINISTRI, prokurori apo vetë gjyqtari, që të tillë nuk zgjidhen sipas ndonjë ligji elektoral, të mund të caktohet dhe zbatohet masa e sigurimit ndaluese e pezullimit të ushtrimit të detyrës/funksionit, qoftë si MINISTËR, gjyqtar apo prokuror apo kujtdo detyre që përfshihet në ‘funksionin publik’ apo ngarkimin në “shërbimin publik”.” (foto 3).

592916585 2549450578764218 5196843574559496267 N

594049204 2549450475430895 515435360276829759 N

Foto3

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: