Kreu i PD, Sali Berisha theksoi se kryeministri Edi Rama po ushtron terron ndaj Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Belinda Ballukut, e pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO.

Berisha nënvizoi se kushdo që kryen veprime të paligjshme vjedh paratë e qytetarëve, pezullohet dhe arrestohet, qoftë ky një ministër, kryeministër apo president. Duke i cilësuar deklaratat e Ramës si mashtrime, pasi ka qëllim vetëm të shpëtojë veten.

“E ka marrë zëvendëskryeministrin e ka çuar në Ankara, ka bërë pazare 50 milion euro si fillim. Por hajduti pezullohet dhe arrestohet kudo në botë. Qoftë ministër, kryeministër, qoftë President. Dhe ky do të na mbushë mendjen nëse cenohet Kushtetuta. Po të mos ishte zonjë do ta thoja që ka qenë “këmisha” e Edi Ramës. Ai e ka thënë vetë, vetëm kjo më kryen punë dhe tani ushtron terror ndaj gjykatës. I garantoj qytetarët se ne do punojmë mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR”, tha ai.

Gjithashtu theksoi se Rama përdori në zgjedhjet të gjitha resurset e shtetit, të gjitha paratë e fituara nga droga.

“Zgjedhjet Edi Rama i fitoi nga droga. Nga kartelet e drogës dhe krimit, i fitoi duke përdorur të gjitha resurset e partisë. Igli Hasani thirri në zyrë kreun tjetër të vëzhguesve dhe i tha ku i bazoni këto që keni shkruar. Të gjitha faktet tregojnë se deri në çfarë shkalle janë të gatshëm që këto të kërcënojnë edhe faktorin ndërkombëtar”, tha Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb