Kreu i PD Sali Berisha ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me pezullimin e Ballukut. Berisha tha se Rama ka mashtruar shqiptarët me deklaratat e tj, duke sjellë shembullin e Komisionit të Venecias.

Berisha tha se Komisioni i Venecias ka sqaruar se “parimi i pezullimit nuk cënon Kushtetueshmërinë”.

“Të dënuar me ligj çdo vend për të mbrojtur veten e tij dhe Belindën, pas shpinës së cilës ka ngrënë vetë dardha dhe kumbulla të prishura. Edi Rama mashtroi shqiptarët dhe Europën. Sepse sipas tij Komisioni I Venecias nuk pranon apo është kundër pezullimit të ministrave. Krahas Komisionit të venecias ai rreshton Gjykatën Europiane të të drejtave të njeriut që është Gjykata garante e Konventës Europiane të të drejtave të njeriut. Le të marrim pak sulmin…e paskrupullt e pashembullt, ndaj Gjykatës Kushtetuese dhe sistemit europian të drejtësisë së Komisionit të Venecias përsa mund të kuptohet kur ky mashtrues I referohet Komisionit për gjëra që kurrë nuk I ka thënë. Edi Rama thotë se pezullimi I Ballukut duke iu referuar Komisionit të Venecias është joproporcioanl, por është mashtrim. Komisioni I Venecias kërkon proporcionalitet dhe është një nga parimet bazë të Kushtetutës së Shqipërisë”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: