“Në botëkuptimin e autokratëve nuk ekziston rotacioni”, kështu u shpreh kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, në një intervistë të zhvilluar në News24.

Në qëndrimin e tij ai u shpreh kritik ndaj kryeministri Edi Rama, për të cilin tha se pavarësisht në deklaratat e tij ngrinte në piedestal reformën në drejtësi, por sapo iu afrua ‘oborrit të tij’ nisi edhe presioni.

“Miti ka rënë , Shqipëria bën reforma qeveria Rama për t’u hedhur hi syve ndërkombëtarëve. I kujtoni arritjet e pakrahasueshme, por sa drejtësia iu afrua oborrit të vet kjo drejtësi kondicionuar. Nis trysnia, arrin deri te rrethi familjar të këtyre prokurorëve. Tashmë kjo është e mishëruar në raport, presioni konkret ushtrohet nga ai që ka pushtet. Pushtetin nuk e ka PS sepse nuk ekziston më, por e ka Edi Rama. E shiti si një reformë që nuk e kishte parë vendi. Opozita ka një kontribut të qenësishëm, ka kolegë që nuk kanë lënë Samit, duke shpjeguar atë që po ndodh realisht. Dhe kjo nuk është se flasin kundër vendit, por kontribuojnë për vendin. Vendi nuk do një integrim fiktiv. Shtresa gri duhet të ngre kokë, nuk mund t’i nëpërkëmbë më zoti Rama. Radha është e Edi Ramës, cikli është mbyllur…”, tha ai, duke shtuar: “Këtë nuk di ta them. Por ne nuk mund të shpresojmë për më mirë nëse nuk i shërbejmë demokracisë. Nëse nuk ke përfaqësim apo demokraci në funksionim të gjitha janë afatshkurtra. Socialistët para zotit Rama janë objekte mjerane por kanë kurajë të ballafaqohen me qytetarët. Vijmë te kolegë deputetë, kanë dhënë dorëheqje nga detyrimi Kushtetues. Këta kolegë të mazhorancës votojnë kundër Kushtetutës”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb