Edhe këtë të hënë Partia Demokratike ka mbajtur Foltoren, përpara Godinës së Kryeministriës.
Takimit i janë bashkuar qytetarë, si edhe aktori Neritan Liçaj. Teksa kanë mbajtur fjalën e tyre, kanë bërë thirrje për t’u bashkuar kundër korrupsionit dhe padrejtësive të qeverisë Rama.
Partia Demokratike vazhdon protestën e saj, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protestat kanë vazhduar edhe pas skandalit korruptiv të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.
