Enri Çeno, Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë në Partinë Demokratike ishte i ftuar sot në Programin e Drekës e Ola Brukon në News24, ku ka komentuar situatën politike në vend dhe marrëdhëniet e PD me ndërkombëtarët.
Ai u shpreh jehona që mori në mediat ndërkombëtare protesta e 22 dhjetorit para Kryeministrisë për skandalin “Balluku”, ishte e pritshme.
“Jehona e protestës ishte e pritshme. Nuk k vende të tjera ku zëvendës kryeministra dhe ministra janë të përfshirë në skandal të madh, përfshirë këtu skandalin e AKSHI dhe Ballukut. Ishte normale që televizionet dhe mediat kryesore globale ta përfshinin protestën dhe skandalin në vetvete.
Kishte një riorganizim me strukturat për të ri strukturuar protestën.
PD dhe opozita duhet të bëjë gjithçka mundet që t’u ofrojë shqiptarëve alternativën që u nevojitet dhe burimet njerëzore ne i kemi”, tha ai.
