Gazetari Artan Hoxha në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24 foli për çështjen e Belinda Ballukut. Gjatë intervistës.
Hoxha u shpreh se Shqipëria është i vetmi vend që ka një zv/kryeministre që nuk kalon dot kufirin.
“Balluku është bërë si Kalaja e Rozafës në Shkodër, ndërtonin ditën dhe prishin natën. SPAK mundohet ta rrëzojë, Rama punon ditën të ndërtojë kalanë dhe duket sikur SPAK shkon i heq tullat që ka vënë gjatë ditës. Situata është e trishtë.
Shqipëria sot ka një zv/kryeministër që nuk kalon dot kufirin shtetëror dhe e ka vënë Gjykata. Pjesën tjetër e ka mbajtur peng kryeministri nëpërmjet parlamentit.
SPAK që në fillim nuk duhet të kishte shkuar tek Balluku në rrugën që ndodhi, por duhet të shkonte te parlamenti, dhe t’i lehej në derë Parlamentit”, tha ai.
