Dosja Epstein ka marrë të gjithë vëmendjen e mediave botërore dhe jo vetëm. Publikimi i miliona dokumenteve, ka nxjerrë në dritë përfshirjen e shumë figurave të njohura, zyrtarë të lartë etj.
Po cila janë historitë e viktimave të Jeffrey Epstein , të cilat dyshohet të jenë mbi një mijë?
“Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së publikoi së fundmi 3.5 milionë faqe me dosje , duke zbuluar shkallën tronditëse të çështjes së abuzimit. Viktimat vlerësohet të jenë mbi një mijë. Ndërsa dosjet përmendin emra, këshilltarë financiarë, akademikë dhe politikanë, identitetet e viktimave fshihen pas kutive të zeza. Por cilat janë historitë e grave pas këtyre kutive? Dhe si arriti Epstein të tërhiqte kaq shumë gra në orbitën e tij?
‘Ghislaine Maxwell një e dënuar për krime seksuale, siç raportojnë mediat e huaja, lëvizte me makinën e saj nëpër shkollat e lagjes dhe rrëmbente vajza adoleshente, sipas dëshmisë së një ish-ndihmësi të Epstein në gjyqin e Maxëell në vitin 2021.
Pasi vajzat u pikasën, aty më pas krijohet një marrëdhënie besimi, me netë filmash, udhëtime për pazar dhe dhurata. Epstein pagoi 300 dollarë për çdo seancë masazhi , gjatë së cilës ai abuzoi seksualisht me to. Ai gjithashtu u ofroi atyre 300 dollarë shtesë për të sjellë një mik.
Një teknikë tjetër që Maxwell përdori për t’u afruar me vajzat ishte hapja e bisedave rreth prindërve të tyre.
Gazetarja investigative Lucia Osborne-Croëley citon shembullin e një vajze që i tha Maxëell se babai i saj kishte vdekur dhe se nëna e saj ishte e papunë. Që nga ai moment, ajo u bë shënjestër.
“Epstein iu drejtua gjithashtu shkollave të baletit dhe vallëzimit , duke u premtuar vajzave të reja se do t’i bënte të famshme përmes lidhjeve të tij. Në një email të vitit 2012, një kontakt e pyeti nëse do të kishte ende 3,500 dollarë për një bursë për të ndjekur një seminar në Orkestrën e Harqeve të Nju Jorkut.
Në një tjetër, ata i kërkuan Epstein të miratonte një kredi prej 30,000 dollarësh për shkollimin e dy vajzave adoleshente.
Dosjet tregojnë një përpjekje sistematike, dekada të tëra, për të identifikuar dobësitë e vajzave, për të ndërtuar besimin e tyre dhe për t’i shfrytëzuar ato . Pas çdo kutie të zezë është një grua, historia e së cilës vetëm është treguar, por përvojat e së cilës zbulojnë tmerrin e plotë të rrjetit të abuzimit të Epstein .”
