Historia e bujshme e Jeffrey Epstein do të sjellë së shpejti një adaptim televiziv, përmes një mini-seriali të ri të bazuar në librin bestseller të The New York Times, “Perversion of Justice: The Jeffrey Epstein Story”.

Seriali mbështetet në veprën e gazetares investigative të vlerësuar me çmime, Julie K. Brown, e cila për vite me radhë hetoi rastin, duke identifikuar rreth 80 viktima dhe duke ndihmuar në nxjerrjen në dritë të skandalit.

Rolin kryesor do ta interpretojë aktorja fituese e çmimeve Laura Dern, e cila do të jetë gjithashtu producente ekzekutive e projektit. Mini-seriali fokusohet në historinë e një gazetareje që zbulon një marrëveshje sekrete mes Epstein dhe prokurorëve, duke u bazuar në përvojën reale të Brown gjatë hetimeve të saj. Puna e saj ishte thelbësore për rikthimin e çështjes në vëmendjen publike dhe për arrestimin e Epstein, si dhe të bashkëpunëtores së tij të ngushtë, Ghislaine Maxwell.

Për kontributin e saj, Brown është nderuar me çmime prestigjioze si “George Polk Awards” dhe është përfshirë nga revista Time në listën e 100 personave më me ndikim të vitit 2020. Seriali pritet të hedhë dritë mbi një nga skandalet më të mëdha të viteve të fundit, duke sjellë në ekran detaje të reja dhe perspektiva të thella mbi çështjen Epstein.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: