Pas Skandali në Akademinë e Sigurisë, ku 56 studentë u helmuan nga ushqimi, vjen reagimi nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas njoftimit, ditën e djeshme, studentët janë paraqitur në shërbimin e Urgjencës pranë Spitalit Infektiv në QSUT me dyshime për helmim ushqimor. Menjëherë pas mbërritjes së tyre, ekipet mjekësore kanë kryer vlerësimin dhe trajtimin e nevojshëm për secilin rast.

Ministria bën me dije se Shërbimi Infektiv, Urgjenca Polivalente në QSUT dhe Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore kanë kaluar menjëherë në gatishmëri të plotë, duke shtuar stafin në shërbim dhe duke garantuar furnizimin me barna dhe materiale të nevojshme. Kujtojmë se ushqimi për studentët vinte me katering nga kompania Sori-al. Kujtojmë se dy persona u arrestuan për rastin, kuzhinieri dhe teknologu, ndërsa u shpall në kërkim administratorja e kompanisë, Alma Tafani.

Reagimi:
Ditën e djeshme, më datë 06.05.2026, rreth 50 studentë të Akademisë së Policisë janë paraqitur në shërbimin e Urgjencës pranë Spitalit Infektiv në QSUT, të dyshuar për helmim nga ushqimi.
Menjëherë pas paraqitjes së tyre, ekipet mjekësore kanë kryer vlerësimin dhe trajtimin e nevojshëm shëndetësor për çdo rast.
Shërbimi Infektiv dhe Urgjenca Polivalente në QSUT dhe Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore kanë kaluar menjëherë në gjendje gatishmërie pas marrjes së njoftimit, duke shtuar kapacitetet e stafit në shërbim dhe duke garantuar menjëherë stokun e nevojshëm të barnave.
Po ashtu, të gjithë studentët janë vlerësuar përmes ekzaminimeve laboratorike me qëllim identifikimin e shkakut të helmimit.
Pas marrjes së ndihmës mjekësore, studentët janë larguar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb