Fjalori i Madh i Shqipes vijon të nxjerrë në dritë probleme të mëdha të termave të përdorur, që shpesh bien ndesh me shtetin e së drejtës dhe demokracinë në vend.

Ndonëse prej tri dekadash studimet e dokumentet tregojnë se Ish-Sigurimi i shtetit i ka shërbyer pushtetit dhe partisë komuniste, Fjalori përdor një shpjegim tërësisht ideologjik të para 90-ës.

Studiuesi Afrim Krasniqi argumenton përmasat e skandalit dhe sjell një krahasim me vendet e tjera.

“Në çdo fjalor në vendet demokratike “Sigurimi“ (si STAS, Securitate, etj) dhe modelet e njëjta konsiderohen polici sekrete të regjimeve ish komuniste me funksion kryesor survejimin, kontrollin, shtypjen dhe persekutimin e kundërshtarëve të regjimit. Absurde dhe fyese. “Keqbërës”, vijojnë të quhen edhe në 2026 disa qindra mijëra viktima politike të Sigurimit dhe sistemit totalitar në Shqipëri, – dhe vetë Sigurimi, vijon të quhet strukturë pozitive që mbrojti atdheun nga keqbërësit!”, shprehet Krasniqi.

643242156 10241402203409961 6913171141847868955 N
643242156 10241402203409961 6913171141847868955 N

Postimi i Krasniqit
Kur apelova kolegët për depolitizimin e Fjalorit kisha dhe kam motiv të fortë profesional; sepse aty gjenden terma, shpjegime dhe referime që i përshtaten një sistemi tjetër nga ai ku zyrtarisht është Shqipëria prej vitit 1991. Janë shumë terma, vetëm një pjesë e vogël e tyre janë rishikuar, pjesa më e madhe mbeten të njëjta edhe pas “konsultimit publik”. Ja një prej tyre që është familjar për të gjithë dhe aktual edhe për memorien aktuale: Sigurimi i Shtetit.

Në çdo fjalor në vendet demokratike “Sigurimi“ (si STAS, Securitate, etj) dhe modelet e njëjta konsiderohen polici sekrete të regjimeve ish komuniste me funksion kryesor survejimin, kontrollin, shtypjen dhe persekutimin e kundërshtarëve të regjimit.

🔎 Në Rumani “Securitate” shpjegohet “polici sekrete e regjimit komunist në Rumani (1948–1989), një aparat i fuqishëm sigurie që ushtronte mbikëqyrje të gjerë dhe represion politik për të ruajtur pushtetin e shtetit. Ajo u bë simbol i kontrollit totalitar, përmes rrjeteve të informatorëve, përgjimeve dhe ndjekjes së kundërshtarëve”;

🔎 Në RFGJ (DDR) policia sekrete STASI shpjegohet “policia sekrete e Republikës Demokratike Gjermane (RDGJ), që veproi gjatë periudhës komuniste si instrument i sigurisë dhe represionit politik. Ajo u identifikua me mbikëqyrjen masive, rrjetet e informatorëve dhe kontrollin e rreptë mbi shoqërinë”.

🔎 Në Platformën e Sigurimit (1977) në Shqipëri ai konsiderohej “armë e fuqishme e diktaturës së proletariatit të udhëhequr nga Partia për të dërmuar rezistencën e mbeturinave të klasave shfrytëzuese të përmbysura” dhe mision kryesor ishte mbrojtja e PPSH, udhëheqjes, sistemit komunist e rendit socialist.

Ligji shqiptar e quan Sigurimin “strukturë kriminale” dhe midis të tjerash (45/2015) kufizon të drejtën e zgjedhjes/emërimit/nderimit për individët që kanë qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit, (kriter edhe për disa nga hartuesit e këtij dokumenti), kurse në Fjalorin (e ri) Sigurimi i Shtetit rehabilitohet, paraqitet si strukturë pozitive që duhet nderuar, – “organ shtetëror që mbron shtetin nga keqbërësit dhe ndërhyrjet nga jashtë”!

Absurde dhe fyese. “Keqbërës”, vijojnë të quhen edhe në 2026 disa qindra mijëra viktima politike të Sigurimit dhe sistemit totalitar në Shqipëri, – dhe vetë Sigurimi, vijon të quhet strukturë pozitive që mbrojti atdheun nga keqbërësit!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb