Eurodeputeti belg, Marc Tarabella është i dyshuari i fundit në skandalin e korrupsionit që ka tronditur Parlamentin Evropian i cili pritet të lirohet nga burgu, konfirmoi avokati i tij.

Tarabella, do të mund të kthehet në shtëpi nën mbikëqyrjen elektronike. Eurodeputeti u arrestua në muajin shkurt dhe u akuzua për pjesëmarrje  në një organizatë kriminale, korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me një rast të dyshuar të ryshfetit.

Këto ishin të njëjtat akuza me të cilat përballeshin eurodeputetja greke Eva Kaili, partneri i saj vendas Francesco Giorgi, ish-deputeti Pier-Antonio Panzeri dhe drejtori i OJQ-ve Niccolò Figà-Talamanca.

Sipas autoriteteve, hetimi belg është përqendruar në një skemë të supozuar të parave për favore që përfshinte “shuma të mëdha” parash dhe dhurata “të konsiderueshme” të paguara për të ndikuar në vendimmarrjen e BE-së.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb