Ish-kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford foli në “Oponencë” për çështjen e ish-agjentit të FBI, Charles McGonigal.

Në dosjen e departamentit amerikan të drejtësisë përmenden takimet e McGonigal edhe me kryeministrin Edi Rama e disa sipërmarrës shqiptarë.

Crawford tha se McGonigal u dënua, jo për korrupsionin e tij me oligarkët shqiptarë, por për mosdeklarimin e udhëtimeve drejt Shqipërisë.

Ai theksoi gjithashtu se ish-agjenti i kundërzbulimit bashkëpunonte me agjentë që i shërbenin Kinës dhe Rusisë.

Mark Crawford: Në SHBA, FBI konsiderohet si institucioni më i nderuar. McGonigal ishte përfshirë në disa gjëra pa leje. Ai është në burg për mosplotësimin e formularit, nuk është për korrupsionin që mund të kishte bërë me oligarkët këtu, jo për naftën e Rusisë dhe as për disa gjëra të tjera. Por bëri një ‘deal’ që s’kam plotësuar formularin dhe doli në gjykatë, duke shkuar në burg. FBI i tha nëse pranoni këtë nuk do t’ju ndjekim në gjërat e tjera. Bashkëpunonte me disa shqiptarë që ishin agjentë kinezë dhe disa shqiptarë që ishin agjentë rusë, janë përmendur edhe në raportet e bëra publike. Ishte drejtori i anti-terrorit në Nju Jork. Kur erdhi në Shqipëri, në fillim, ishte ende aktiv.

Anduena Llabani: McGonigal ka fituar lirinë e parakohshme. 4 ditë rri në kamping dhe 3 ditë në shtëpi. Kjo falë bashkëpunimit që pati me federalët amerikanë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb