Eksperti i ekonomisë Mateo Spaho, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me investigimin e News24 në lidhje me korrupsionin në doganën e portit të Durrësit teksa ka thënë se kjo dëshmon se nuk është një fenomen por një sistem korrupsioni.
Sipas tij qetësia dhe normaliteti normaliteti tregon që askush nuk ka frikë sepse aty ka një sistem korrupsioni dhe se jemi në fazën ku nuk e dimë se çfarë hyn në vend.
Sipas tij kjo ndodhi ka hyrë edhe në importin e naftës, pasi sipas tij në vend është i njëjti konsum nafte me 10 vite më parë por ka 200 mijë automjete më shumë.
“Kjo dëshmon që nuk është fenomen por është një sistem. Qetësia dhe normaliteti tregon që askush nuk ka frikë sepse aty ka një sistem korrupsioni. Më shqetëson fakti që ka salla me kamera për të dëgjuar se çfarë thuhet dhe këto salla nuk kanë nxjerrë asgjë, kemi problem dhe me ato. Jemi në fazën ku nuk e dimë se çfarë hyn në Shqipëri. Mund të jenë lëndë të bardha, të kuqe, armë, lëndë radioaktive, mbetje toksike, nuk e dimë çfarë hyn në vend. Kush e pranon ryshfetin e di që aty ka diçka me zarar. Elementi tjetër është se jemi në një situatë ku nuk e di sa janë eksportet dhe importet e vendit. Po me naftën a veprohet kështu? Kemi të njëjtin konsum nafte si 10 vite më parë dhe pse kemi 200 mijë mjete më shumë. Kemi ca qindra mijëra ton naftë që janë kontrabandë shtesë, që do të thotë për arkat e shtetit, më shumë se 100 milionë euro që mungojnë çdo vit.
Mungon vullneti për ndalimin e këtij fenomeni. Fakti që ata persona janë ende në punë e tregon këtë. Këta persona janë të mbrojtur, në këtë sens mund të them që doganat janë bashkëfajtor me këtë veprimtari. Nu ke di çfarë hetimesh duhet të bëjnë. Ka një piramidë që jep urdhra që jep urdhrat poshtë dhe vijnë me shumat lart”, tha ai.
