Billi Mucklow, partnerja e futbollistit anglez Andy Carroll, nuk ka “humor” për t’u martuar pas skandalit të bërë publik pak ditë më parë, ku qarkulluan disa foto të tij duke fjetur me një femër tjetër.

Edhe pse 34-vjeçarja e ka marrë tashmë vendimin e vështirë për të vijuar me procedurat e martesës edhe pas skandalit, por gjendja e saj emocionale nuk është aspak në pozitë për të festuar.

“Është e qartë se ajo është ende e mërzitur me Andy Carroll, gjë që do ta errësojë plotësisht ditën e tyre të madhe. Kjo dasmë ka marrë vite për t’u organizuar dhe përgatitur për të, ajo ka bërë kaq shumë përpjekje dhe ata janë thjesht shumë larg linjës për ta anuluar. Ajo e di se veprimet e Andy do të jenë në mendjen e të gjithëve dhe është thjesht e turpshme për të”, ka folur për Mail Online një burim pranë saj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb