Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, ka reaguar për zhvillimet e fundit lidhur me ish-kreun e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, dhe dyshimet për favorizimin dhe ndihmën ndaj Ergys Agasit.

Bylykbashi ka kërkuar vetëshpërndarjen e Parlamentit dhe hapjen e rrugës për zgjedhje të reja, duke argumentuar se vendi duhet të shkojë drejt një qeverie teknike.

“Parlamenti duhet të vetëshpërndahet dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve, që njerëzit të votojnë me një qeveri teknike, se njerëzit nuk duhet ta mbajnë këtë turp më”, është shprehur Bylykbashi.

Deklarata e deputetit demokrat vjen në një kohë kur çështja Hyseni-Agasi ka shkaktuar reagime të forta politike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: