Skandali i raportuar në Katar-Gate, ka marrë sërish vëmendjen e mediave greke. Eurodeputetja greke do të qëndrojë edhe një muaj në burg, ashtu siç vendosën dhe njoftuan gjyqtarët belgë.

Kerkesa e avokatit te Eva Kailit, që ajo të vendoset nën masën arrest shtëpie nuk u pranua.

Ai tha se ka kërkuar nga Prokuroria që Eva Kaili të vendoset në arrest shtëpie dhe të pajiset me një telefon që përgjohet nga autoritetet, dhe si të vetmin kontakt të ketë me fëmijën e saj.

Por kjo kërkesë ka qenë e papranueshme për prokurorët belg, të cilët thanë se rrezikon që Eva Kaili të arratiset jashtë vendit.

Madje, sipas avokatit, një prej prokurorëve ka thënë se shërbimet sekrete të Katarit mund të rrëmbejnë ish-eurodeputeten.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: